Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ka ndërhyrë duke larguar një objekt – konstruksion të vendosur ilegalisht në lagjen Dardania në kryeqytet.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se aksione të tilla do të vazhdojnë të zhvillohen.
“Inspektorati do të vazhdojë me largimin e këtyre objekteve (konstruksioneve) ilegale duke mos lënë anash edhe ndërhyrje, aksione dhe inspektime të tjera të shumta në kryeqytet të cilat zhvillohen njëkohësisht”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/