Një ekip prej 13 ekspertëve nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (AEB) nga Vjena qëndroi në inspektim të Drejtorisë për Siguri të Rrezatimit (DSR) dhe përfundoi se trupi rregullator i Maqedonisë është i përkushtuar në përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes së njerëzve dhe rrethinës.
Ata i kanë mbikëqyrur aktivitetet e rregullatorit dhe kishin takim dhe bisedime me përfaqësues të Qeverisë dhe të ministrive, por edhe me udhëheqësinë dhe të punësuarit në DSR, njofton AIM. Krahas kësaj, vizituan edhe një spital publik, dy kompani private, Institutin për shëndet publik dhe Qendrën për menaxhim me kriza, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Me këtë rast ekipi i ekspertëve identifikon praktikë të mirë në web-sistemin e bazuar që e shfrytëzojnë DSR dhe autoritetet doganore për miratimin e eksportit dhe importit të materialeve radioaktive.
ANEB thekson se DRS përballet me sfidat nga fusha e rregullimit të burimeve radioaktive, ndërsa strategjia nacionale për menaxhim me mbeturinat radioaktive tashmë është formuar dhe implementohet. U rekomandoi Qeverisë dhe DSR-së që t’u ndihmojë në harmonizimin e mëtutjeshëm të legjislativës dhe kornizës rregullatore me standardet për siguri të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore.
Sipas paralajmërimeve nga ANEB, raporti final për gjendjet në Maqedoni do t’i dorëzohet Qeverisë për rreth tre muaj.
Maqedonia shfrytëzon burime radioaktive në fushën e mjekësisë dhe industrisë, por nuk ka reaktor bërthamor dhe qendra bërthamore hulumtuese./Telegrafi/