Site icon Telegrafi

Inspekcioni në Prishtinë i ndërpret punimet pa leje në një objekt

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës njofton se këtë të shtunë ka gjobitur dhe ndërprerë punimet e vendosjes së një konstruksioni metalik në hapësirat publike në qendër të qytetit pa pasur leje apo pëlqim nga organi kompetent.

Në njoftim bëhet e ditur se ky rast do të trajtohet konform me procedurat e parapara ligjore.

“Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës sot gjatë ditës (e shtunë) ka gjobitur dhe ndërprerë punimet rreth vendosjes pa leje të një konstruksioni metalik në hapësirat publike në qendër të qytetit pa pasur leje apo pëlqim nga organi kompetent”, thuhet në njoftim.

“Drejtoria e Inspekcionit edhe këtë rast do të vazhdojë ta trajtojë konform me procedurat e parapara ligjore duke pasur si qëllim lirimin dhe ruajtjen e hapësirave publike kudo në qytetin e Prishtinës”./Telegrafi/

Exit mobile version