Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinës të premten ka bërë lirimin e hapësirave publike në Parkun e Qytetit.
Sipas njoftimit, këto hapësira shfrytëzoheshin nga disa lokale të gastronomisë të cilat veprojnë në afërsi të parkut.
“Gjithashtu janë rikthyer rrethojat e dëmtuara e të larguara të Parkut, të cilat kishin për qëllim mbrojtjen e hapësirave të parkut nga uzurpimi dhe dëmtimi”, thuhet në komunikatën për media.
Në ndërkohë, komuna ka bërë të ditur se në këto hapësira të dëmtuara sërish do të rikthehen hapësirat e gjelbëra dhe “parku do të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastër për qytetarët e kryeqytetit”. /Telegrafi/