Telegrafi

Me insistimin e të atit, Adrola Dushi tregon se ka marrë dozën e parë të vaksinës

Modelja nga Shqipëria, Adrola Dushi, bën të ditur se ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Këtë e ka njoftuar përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në Instagram – aty ku numëron 391 mijë njerëz.

Ajo shfaqet nga qendra e vaksinimit me një maskë të zezë me shqiponjën dykrenare duke theksuar se babai i saj do jetë i lumtur pasi ka vendosur që të bëjë vaksinën.

Adrola Dushi (Foto: Instagram)

“Dhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për 5 minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota pasi vendosa të bëj vaksinën”, kanë qenë fjalët e Dushit.

Lexo po ashtu ​Shqipëri: 486 raste të reja dhe tre të vdekur nga COVID-19

Adrola qëndron në mesin e një pjesë të madhe të artistëve shqiptarë që kanë marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Adrola Dushi (Foto: Instagram)

Krahas rasteve të shumta në Kosovë, në Shqipëri ditën e djeshme u konfirmuan 486 raste të reja dhe vetëm tre qytetarë kanë humbur jetën.

Momentalisht janë 9.506 pacientë me COVID-19 në të gjithë vendin . /Telegrafi/