Telegrafi

Insigne zemërohet me Hysajn se ia derdhi kafenë, por në fund gjithçka përfundon me të qeshura (Video)

Një episod interesant ka ndodhur mes dy yjeve të Napolit, sulmuesit anësor italian, Lorenzo Insigne dhe mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Mediat italiane e kanë cilësuar si “Sherr te Napoli” ndodhinë mes Hysajt dhe Insignes, të cilët kanë qenë pjesë e një skene me plot humor që është duke bërë xhiron e internetit.

Kjo skenë ndodhi të mërkurën mbrëma para ndeshjes së Napolit ndaj Genoas, ku si zakonisht futbollistët kishin zbritur në fushë dhe po bisedonin me njëri-tjetrin në terren.

Lexo po ashtu Hysaj shkëlqen kundër Interit në paraqitjen jubilare për Napolin

Sulmuesi anësor italian kishte marrë me vete një kafe dhe po e pinte i qetë përpara fillimit të ndeshjes, por nuk shkoi gjithçka në rregull me kafenë e tij.

Në një moment, mbrojtësi shkodran, Hysaj u përplas me Insignen duke ia derdhur kafenë atij, i cili fillimisht nuk i kurseu të sharat në dialektin napolitan, përcjell Telegrafi.

Hysaj dhe Insigne janë shokë të mirë te Napoli tash e disa vite

Megjithatë, në fund gjithçka është rregulluar dhe arritur paqja mes dy futbollistëve.

Dyshja napolitane gjatë një dueli në ndeshjen Itali – Shqipëri

Hysaj me të qeshura i ka treguar se gjithçka ishte pa-dashje dhe Insigne e ka mirëkuptuar.

Kjo tregoi edhe në ndeshje, ku të dy u panë në formë të lart në fitoren nga Genoas me rezultat 3-2 në udhëtim. /Telegrafi/