Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, pas barazimit 0-0 ndaj Interit insiston se ata arritën të bëjnë një paraqitje të mirë dhe se shpresat për titull vazhdojnë.
Italiani ka thënë se pavarësisht rezultateve, përderisa titulli është i mundur matematikisht ata nuk do të ndalen dhe nuk janë aspak në presion.
“Duhet të qëndrojmë të qetë, sepse kemi bërë paraqitje të fortë sonte”, ka thënë Insigne pas ndeshjes për Mediaset Premium.
“Kemi bërë lojë të mirë, por duhet të ishim më vendimtar para portës kundërshtare”.
Pas barazimit pa gola dhe fitoren e Juventusit ndaj Udineses, Zonja e Vjetër mban edhe zyrtarisht pozitën e parë.
“Shumë po flasin për presionin, por ne jemi të fokusuar vetëm tek vejta dhe paraqitja jonë. Skuadra më e mirë në fund do të përfundojë në krye”.
“Për aq gjatë sa titulli matematikisht është i arritshëm, në do të luftojmë kokëlartë”, ka shtuar italiani. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=LZGVlg2sak4