Përveç humbjes ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1, tifozët e Napolit u dëshpëruan edhe për një tjetër gjë në këtë takim.
Bëhet fjalë për lëndimin e Lorenzo Insignes, ku italiani u detyrua të lë fushën në minutën e 57-të, kur u zëvendësua nga Allan.
Sulmuesi mund të mungojë për ndeshjen në fundjavë ndaj Interit në Serie A pasi kë pasuar një tendosje muskulore.
Lëndimi i tij është konfirmuar edhe nga vet Napoli, por ende nuk është treguar se sa do të mungojë.
26-vjeçari ka filluar procesionin e rikuperimit, por gjasat që ai të mos luajë ndaj Interit janë të mëdha.
Aktualisht zikaltrit renditën të dytët në tabelë me dy pikë më pak se napolitanët.
Insigne ka shënuar tre gola këtë sezon dhe ka asistuar katër herë. /Telegrafi/