Më në fund një lajm i mirë për tifozët e Napolit.
Lorenzo Insigne është stërvitur sot (e premte) edhe pse i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës.
Nëse gjërat shkojnë sipas planit të rikuperimit, italiani do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Interit.
Insigne u lëndua në humbjen ndaj Manchester City të martën në Ligën e Kampionëve dhe kështu menjëherë u përfol për një mungesë disa javësh të tij.
“Lorenzo Insigne, i cili lëshoi fushën në pjesën e dytë ndaj Man Cityt në Ligën e Kampionëve, sot ka bërë stërvitjen e parë pas dy ditëve në terapi”, ka shkruar Napoli në faqen zyrtare.
“Sulmuesi gjithashtu bëri stërvitje taktiko-teknike”, përfundojnë napolitanët.
Aktualisht Napoli renditet i pari me 24 pikë, dy më shumë se Interi në një pozitë më poshtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=b6mn3JixmB0