Telegrafi

Insigne hap llogarinë në MLS me një gol të jashtëzakonshëm me Toronton

Lorenzo Insigne ka shënuar golin e tij të parë për Toronto FC, duke u prezantuar siç duhet për tifozët kanadezë.

Sulmuesi 31-vjeçar italian iu bashkua zyrtarisht ekipit të MLS muajin e kaluar pasi kontrata e tij skadoi me Napolin, duke i dhënë fund një lidhjeje të gjatë me napolitanët.

Në paraqitjen e tij të tretë për Toronton në ligën elitare të SHBA-ve, Insigne më në fund tregoi magjinë e tij.

Insigne arriti të shënoj një gol të jashtëzakonshëm nga distanca, pas një goditje të fortë në këndin e djathtë të portës së Nashville.

 


Ky gol dërgoi Toronton në epërsi 2-3, ndërsa në fund ndeshja u mbyll me fitoren e kanadezëve me rezultat 3-4.

Goli i italianit u dha shikuesve të MLS një shije të gjërave që do të vijnë në vazhdim. /Telegrafi/