Site icon Telegrafi

Insekti që shqetëson SHBA-në, vret miun brenda pak sekondave

Mbërritja e insektit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është mjaft i rrezikshëm si për njerëzit ashtu edhe për insektet tjera, ka ngjallur shumë shqetësime në vend. 

I njohur si “briri vrasës” dhe me origjinë nga Azia Lindore, insekti nuk është vetëm vdekjeprurës për njerëzit, por është gjithashtu i aftë të asgjësojë koshere të tërë bletësh në disa orë, dhe mund të luftojë me një armik që është dy herë më i madh se vet grerëza, transmeton Telegrafi.

Kjo shihet edhe në këtë video (e bërë në vitin 2018) , ku miu përpiqet shumë për të çliruar veten nga grerëza. Për një minutë, brejtësi lufton për jetën e tij, dhe përpiqet të shpëtojë nga insekti.

Lexo po ashtu SHBA e shqetësuar pas mbërritjes së një insekti - është vdekjeprurëse për njerëzit dhe shkatërron koshere bletësh

Megjithë përpjekjet e tij, miu më në fund bie i rraskapitur në asfalt.

Ky insekt është përgjegjës për vdekjen e më shumë se 50 njerëz çdo vit në Azinë Lindore me helmin e tij të fuqishëm. /Telegrafi/

Exit mobile version