Organet gjenitale u dalin jashtë, lukthi do t’ju rrotullohet!
Një zbulim i vrazhdë i shkencëtarëve për shkak të të cilit menjëherë do të dëshironit të laheshit!
Tingëllon tmerrshëm dhe bizare, por ky vërtet është një version paksa i vrazhdë i së vërtetës për banorët e çdo shtëpie, më saktësisht krevatit dhe çarçafëve – molave!
Molat e merimangave shfrytëzojnë melatoninën që e tajit lëkura jonë dhe e cila i nxit që të çiftëzohen derisa flemë gjumë, praktikisht derisa “varen” në qimet tona në fytyrë dhe “lahen” me vajra natyrale të cilat i tajit lëkura jonë, transmeton Telegrafi.
Këto shprehi bizare të krijesave të vogla me tetë këmbë që janë të padukshme për syrin e lirë dhe që bëjnë seks në fytyrën tonë ndërsa ne flemë, i kanë zbuluar studiuesit.
Molat e merimangave “kapen” për qime të vogla në fytyrë derisa çiftëzohen, duke shfrytëzuar melatoninën që e tajit lëkura jonë si “karburant” për të bërë dashuri.
Këso krijesa miniaturale të bezdisshme të cilat shumohen me një shpejtësi të pabesueshme, ka pothuajse çdo dhomë, ndërsa analiza e parë komplet e ADN-së tregon që këta organizma janë aq të thjeshtësuar sa që shumë shpejt do të mund të “shkrihen” tërësisht me njerëzit.
Profesorja Alejandra Perotti nga Universiteti i Reading thotë:
“Ne zbuluam se këto merimangat kanë një rregullim të ndryshëm gjenesh në disa pjesë të trupit në krahasim me speciet e tjera të ngjashme për shkak të përshtatjes së tyre me një jetë “të mbyllur” brenda poreve. Këto ndryshime në ADN-në e tyre çuan në disa karakteristika të pazakonta si në trupat dhe në sjelljen e tyre.”
Ka më shumë se 48,000 lloje merimangash, dy prej të cilave jetojnë në fytyrat tona. Merimangat duken si kunja dhe kanë një trup të gjatë konik me këmbë të shkurtra në njërin skaj. Njerëzit kalojnë shumë më tepër kohë me këto krijesa të çuditshme dhe, ne themi se ato janë të dobishme sepse mbrojnë prej plagëve dhe mbajtur poret të hapura. Reduktimi gjenetik i lejoi ata të mbijetonin me një përzgjedhje minimale të proteinave – numri më i vogël i parë ndonjëherë te merimangat.
Merimangat nuk kanë mbrojtje ndaj rrezeve ultraviolet dhe kanë humbur gjenin që i bën të “zgjohen” në dritën e ditës. Gjithashtu, janë të paafta për të prodhuar melatonin – përbërësi që i bën ata aktivë gjatë natës. Në vend të kësaj, ato lidhen me njëra-tjetrën pranë sipërfaqes dhe fillojnë çiftëzimin, duke përdorur melatoninën e sekretuar nga lëkura e njeriut në muzg. Rregullimi i tyre unik i gjeneve është gjithashtu pasojë e këtyre zakoneve të çuditshme të çiftëzimit. Organet riprodhuese kanë lëvizur përpara, dhe meshkujt kanë një penis që del lart nga pjesa e përparme e trupit të tyre.
Ç’bëjnë merimangat në fytyrën tonë derisa flemë gjumë? Meshkujt shtrihen nën femrën kur çiftëzohen dhe, ndërsa bëjnë seks mbahen përë qimet tona.
/Telegrafi/