Site icon Telegrafi

INPO: ​607 kontratat me negocim me vlerë mbi 70 milionë euro gjatë 2024-ës

Organizata Iniciativa për Progres – INPO, ka publikuar një infografikë ku paraqiten të dhënat sa i përket kontratave të nënshkruara përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, për gjatë tërë vitit 2024.

Sipas një komunikate të INPO, gjatë vitit 2024, autoritetet kontraktuese në Republikën e Kosovës kanë nënshkruar 607 kontrata me anë të procedures së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë me vlerë totale 70,565,751.47 euro.

“39.35% më pak krahasuar me vitin 2023, kur kjo vlerë ishte 116,343,970.83 euro”, thuhet në komunikatë.

Të dhëna nga infografika:

Vlera e përgjithshme e kontratave publike për vitin 2024 është 938,699,949.4 euro.

Në vitin 2024 janë lidhur gjithsej 9,987 kontrata përmes procedurave të prokurimit publik, nga të cilat 607 përmes procedurës së negociuar pa publikim.

Nga 607 kontrata të lidhura me këtë procedurë, 294 janë aneks kontrata, me vlerë totale prej 16,801,822.88 euro.

Vlera e kontratave kryesore është 53,763,928.59 euro.

Exit mobile version