Elektricisti Smajl Mulaj nga Peja, ka zbuluar një inhalator të veçantë dhe shumë efikas për lehtësimin e frymëmarrjes, të cilin tani më e ka patentuar.
Mulaj Inhalator 3+1 e që është në funksion të personave që kanë probleme asmatike, respektivisht për të gjithë personat e të gjitha moshave që kanë vështirësi me organet e frymëmarrjes.
Ky aparat ndihmon në lirimin dhe hapjen e kanaleve të frymëmarrjes përmes avullit me medikamente të duhura.
Inhalatori ofron shërbim të njëhershëm për 4 pacientë dhe e ruan kualitetin e punës.
Mulaj ka thënë se këtë zbulim e ka bërë duke parë nevojën për ofrimin e shërbimeve për pacientë, ndërsa para një viti është ky zbulim është patentuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Aparati është vënë në punë në Spitalin e Pejës dhe mjekët thonë se nuk kanë pasur asnjë problem që nga fillimi i punës së këtij aparati, i cili po vlerësohet më shumë rëndësi për qytetarët e Pejës.
Mulaj thotë se ky rrugëtim i tij inovativ nuk është i lehtë, ka një kosto të caktuar dhe së pari ka nevojë për mbrojtje ndërkombëtare të zbulimit të tij, varësisht nga numri i shteteve, të cilat, sipas tij, në pako shkojnë 148 sosh dhe vetëm kjo e ka një kosto prej gjashtë mijë eurosh. /Telegrafi/