Me kontratën më të fundit për shërbime shtesë, mbikëqyrja e ndërtimit të autostradës më të shtrenjtë të Maqedonisë do të kushtojë më shumë se 13 milionë euro.
Pas marrëveshjes fillestare në vlerë prej 10 milionë eurosh, tani me një marrëveshje të drejtpërdrejtë, Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore i ka dhënë kryerjen e punëve përsëri Institutit të ndërtimtarisë të Maqedonisë për 3 milionë euro.
Instituti i Ndërtimit “Maqedonija” (INM) është përgjegjësi për blerjen në të cilin do të marrin 3 milion euro nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore për shërbime shtesë për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër. Ndërmarja Publike RRM dhe INM kanë lidhur kontratë në një procedurë të negociuar pa hapur konkurs publik për shpalljen e ofertave. Me këtë blerje që fitoi INM me vlerën e përgjithshme të biznesit që kanë për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradës tejkalon 13.1 milion euro./Telegrafi/