Të dhëna inkurajuese vijnë nga fushat e Kosovës.
Në kohën e krizës botërore të grurit, një familje nga Mamusha ka kultivuar këtë vit 66 hektarë me grurë.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shënimi në Facebook, ministri i Bujqësisë, Faton Peci.
Familja megjithatë nuk janë ndalë me aq. Ata kanë mbjellë edhe 36 hektarë luledielli dhe sipërfaqe të konsiderueshme me arra e lajthi.
“Sot vizitova familjen e vyer e punëtore të Berzat Morinës dhe veprimtarinë e tyre bujqësore. Familja Morina ka kultivuar këtë vit 66 hektarë me grurë, 36 hektarë luledielli, 4 hektarë arra dhe 40 ari lajthia”, ka shkruar Peci.
Ai thotë se familja në fjalë janë inkurajuar nga rritja e përkrahjes institucionale për fermerët.
Begzati më priti duke më ‘akuzuar’ si ‘shkaktar’ i këtyre të mbjellave, falë rritjes së përkrahjes institucionale për fermerët.
Ministri thotë se është detyrë e tij përkrahja e fermerëve.
“Toka e begatë, bujku i vyer e mbështetja institucionale – formula e suksesit!”, ka shkruar tutje ministri i Bujqësisë./Telegrafi/