Burri i paemëruar nga Arabia Saudite, është filmuar teksa inkurajonte një trevjeçar të tymoste duhan.
Pastaj, i dyshuari që besohet të jetë në të njëzetat, ka nisur të qeshej me reagimin e vogëlushit, transmeton Telegrafi.
Për të qeshur nuk iu ka dukur shikuesve të rrjeteve sociale, që adresuan kritika të mëdha drejt tij dhe të pranishmëve që dëgjohen në sfond. Në po të njëjtën ditë që është postuar videoja, i dyshuari është identifikuar dhe u ndalua prej policisë.
Me ligjet e rrepta saudite, mbi të rëndojnë akuza të rënda, që mund t’i kushtojnë me gjobë apo edhe me burg. /Telegrafi/
https://youtu.be/rmRY90iBE3s