Telegrafi

Inkurajon fëmijët të luajnë lojën ku fituesi i godet humbësit në kokë (Video)

Në Chiang Mai të Tajlandës, një i rritur i ka inkurajuar fëmijët që të luajnë lojën, ku fituesi i qëllon humbësit në kokë.

Ai dëgjohet duke qeshur, teksa të vegjlit që nuk janë mbi shtatëvjeçar, luajnë me radhë dhe pasi i bëjnë simbolet me duar, godasin kundërshtarin, transmeton Telegrafi.

Por, pas disa grushteve të forta, gjërat devijojnë dhe ata nisin të përleshen fizikisht.

“Gurë, letër dhe gërshërë është edhe për fëmijë, por jo për tu rrahur. Në këtë formë vendoset për diçka, për të cilën nuk mund të merret vendim ndryshe” është një koment për ngjarjen.

Mësohet se autoritetet po e hetojnë rastin, në përpjekje që të kapet personi që dyshohet se i detyroi fëmijët të luajnë në këtë formë. /Telegrafi/