Inspektorati Ndërtimor Komunal sot ka ndërmarrë një aksion për largimin e objekteve dhe gjësendeve të cilat kanë uzurpuar pronën publike/shtetërore në Tetovë, – transmeton “Tetova1”. Rast konkret është largimi i bekatonave në çajtoren e njohur “Çaj Bahçe”, e cila shtrihet rreth lumit “Shkumbin”.
Ja deklarata e Inspektorati Ndërtimor Komunal:
“Nga denoncimet e shumta të qytetarëve, në përputhje me programin vjetor të punës së Inspektoratit Komunal Ndërtimor, rrespektivisht Programit për ekzekutimin e akteve administrative për largimin e objekteve të ndërtuara pa leje, që nuk janë në përputhshmëri ligjore.
Sot, me datë 25.04.2016, e hënë, në rrugën “Lenin”(vendi përeth lumit “Shkumbin”) u ekzekutua aksioni për largimin nga hapësira e gjelbër e gjësendeve (pllaka bekatoni) të cilat kishin uzurpuar hapësirën publike, rrjedhimisht në “KP.nr.4136 KO Tetovë 2″, pronë e Republikës së Maqedonisë. Ekzekutimi ka filluar në orën 10, dhe i njejti ka përfunduar me sukses në orën 12:30.
I gjithë aksioni është zhvilluar pa incidente. /Telegrafi/