Një moment rrëqethës është filmuar në Indonezi, ku një motoçiklist për pak centimetra nuk e godet treni që lëvizte me shpejtësi të madhe.
Muhlis Jajang nga grupi “Indonesian Railroad Lovers” në Facebook, ka publikuar pamjet si paralajmërim për të gjithë ata që kalojnë me çfarëdo mjeti motorik në afërsi të hekurudhave, transmeton Telegrafi.
Ngjarja ka ndodhur në West Java, kur motoçiklisti e shihte trenin që vinte dhe dëgjohej sirena që e paralajmëronte, por ai injoroi çdo paralajmërim duke sfiduar veten.
Kalimi i hekurudhës nuk ishte i mbrojtur me rampë, e kjo i mundësoi motoçiklistit të rrezikoj duke kaluar binarët – e treni i kaloi vetëm pak centimetra larg trupit. Për ta parë videon klikoni këtu. /Telegrafi/