Site icon Telegrafi

Injoroi shenjat e komunikacionit, ngeci me makinë në mes të rrugës së ngushtë (Foto)

Një shofer i paemëruar ka ngecur me makinë në rrugën e ngushtë – që ndodhet në Lake District të Anglisë – pasi ka injoruar shenjën paralajmëruese.

Ky shteg me mure nga gurët, është i destinuar vetëm për kalimtarë, por pronari i Toyota Hiluxit ka tentuar të dalë në anën tjetër duke vozitur, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, makina e tij që është 4×4 ka mbetur në mes, në pamundësi të largohet.

“Kujdes, është e papërshtatshme për vetura, sepse nuk ka vend për t’u kthyer”, shkruan në tabelën që është e vendosur në këtë vend. /Telegrafi/

 

Exit mobile version