Shëtitësi i paemëruar ka rrezikuar jetën e vet dhe atyre poshtë tij, duke qëndruar në shkëmbin famëkeq në Devon të Anglisë, i cili ka rrëshqitje dheu gjatë tërë kohës.
Ai i ka injoruar paralajmërimet e shumta në atë vend, që tregojnë se kjo pjesë mund të shembet dhe pasojat janë të mëdha, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, gjithçka ka shkuar në rregull dhe ai ka zbritur pa problem.
Në këtë vend kanë pësuar shumë njerëz, zakonisht kohëve të fundit, pasi ngjiteshin për të bërë fotografi. /Telegrafi/