Site icon Telegrafi

Inis Gjoni pranon të martohet me Arjan Selimin

Fjala është për regjisoren, prezantuesen apo edhe balerinën e dashur të ekranit, Inis Gjonin e cila të enjten e javës që po lëmë pas ka marrë propozimin më të bukur në jetën e saj, pikërisht nga mashkulli që do më shumë në jetë, shkruan “Bluetooth”.

Në një ceremoni familjare, të ideuar krejtësisht nga bashkëshorti i ardhshëm i regjisores, është bërë propozimi magjik. Në prani të të afërmve të tij, por edhe të Inisit, Arjan Selimi i ka kërkuar bukuroshes së ekranit që të bëhet gruaja e jetës së tij. E pas një propozimi të tillë, Inisi nuk ka mundur të thotë jo. /Telegrafi/

Exit mobile version