Telegrafi

Iniesta: Do të doja të fitoja më shumë trofe të Ligës se Kampionëve sa isha në Barcelonë

Iniesta e Xavi . (Photo by Paul Gilham/Getty Images)

Duket se disa njerëz kurrë nuk janë të kënaqur, pasi Andres Iniesta ka zbuluar se do të kishte dashur të fitonte më shumë se katër trofe të Ligës së Kampionëve sa ishte te Barcelona.

Iniesta, që ishte pjesë e ballinës së gazetës ‘Club del Deportista’ në këtë muaj, ka folur për të kaluarën te klubi që e rriti.

Ballina e revistës

“Unë nuk ndjehem i zemëruar. Natyrisht, do të kisha dashur të fitoj më shumë trofe të Ligës së Kampionëve. Kush nuk do?”.

“Unë mendoj se njerëzit duhet të ndjehen krenarë për atë që kemi arritur, sepse i kemi bërë tifozët të lumtur”.

“Përtej kësaj, nuk mund të bësh asgjë. Madrid fitoi Ligën e Kampioneve, ata do të jenë të lumtur për këtë arritje, por nuk do të jenë të lumtur që nuk e kanë fituar titullin e ligës, sikur ekipet e tjera”.

Iniesta me trofeun e Ligës së Kampionëve

“Është e vërtetë se Barcelona e kishte skuadrën në vitet e fundit për të qenë në gjendje të bënte më shumë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Iniesta.

Barcelona për herë të fundit e fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2015, me Andres Iniestan në skuadër.

Që atëherë, ata janë eliminuar në fazën çerekfinale vit pas viti.  Ata do të përballen me Manchester United në çerekfinalen e këtij viti.

Andres Iniesta në aksion . (Photo by Paul Gilham/Getty Images)

Iniesta e la Barcelonën vitin e kaluar pas 16 viteve në klub, ku shënoi 57 gola dhe siguroi 140 asistime në të gjitha garat. Tani luan në Japoni me klubin Vissel Kobe. /Telegrafi/