Telegrafi

Iniesta shpreson të pensionohet te Barca

 Xavi, Carles Puyol, Lionel Messi dhe Victor Valdes kishin shprehur dëshirën kohë më parë për pensionim, ndërsa është tani edhe Andres Iniesta ai që e ka bërë të njëjtën gjë.

“Pensionimi këtu do të ishte i vecantë. Unë do ta dëshiroja shumë, është ëndrra ime. Për momentin ne nuk po flasim për një rinovim kontrate, por unë nuk kuptoj pse do të ishte e vështirë”.

“Kur klubi të dëshiron dhe ju dëshironi të jeni këtu, nuk besoj se ka shumë për t’u folur”, ka thënë Iniesta. /Telegrafi/