Site icon Telegrafi

Iniesta rreth vazhdimit të kontratës: Situata është paksa e komplikuar

BARCELONA-ESPANYOL LIGA SANTANDER 2017/18

Andres Iniesta ka folur rreth mundësisë së vazhdimit të kontratës me Barcelonën.

Mesfushorit spanjoll do t’i mbaroj kontrata me katalonasit gjatë verës së vitit të ardhshëm dhe spekulohet se Iniesta nuk do ta vazhdojë atë.

Reprezentuesi ka pohuar se për momentin gjërat janë paksa të komplikuara dhe se nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje me blaugranat.

“Unë mendoj se është një situatë normale, e cila ka të bëjë me klubin dhe jetë time personale. Po flitet që një kohë të gjatë, gjërat po shkojnë ashtu siç janë dhe dëshira ime e vetme është të kem një sezon të mirë. Nëse është shtëpia ime apo jo, kjo temë kurrë nuk më ka tërhequr ”

“Kur thoni se është e kuptueshme se do të vazhdohet kontrata dhe nuk është, situata duket e çuditshme për momentin”.

“Do të isha i paaftë për të shndërruar një situatë personale në luftë”, tha Iniesta. /Telegrafi/

Exit mobile version