Andres Iniesta ka publikuar një fotografi me heroin e Barcelonës, Sergi Roberto.
Barcelona ka arritur të bëj rikthimin më sensacional në historinë e Ligës së Kampionëve.
Katalunasit arritën të fitojnë ndeshjen e dytë ndaj PSG-së me rezultat 6-1, duke u rikthyer nga humbja e thellë e ndeshjes së parë me rezultat 4-0, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, ky rikthim nuk do të ishte i mundshëm pa golin e minutës së pestë të lojës shtesë.
Ky gol u shënua nga futbollisti spanjoll i rritur në akademinë e klubit ‘La Masia’, Sergio Roberto, i cili qoi në ekstazë të gjithë tifozët në Camp Nou.
Kapiteni i skuadrës, Iniesta, një ditë pas fitores së madhe ka publikuar një fotografi së bashku me Roberton, të cilin e ka quajtur hero.
“Hero. I madh”, ka shkruar kapiteni i Barcelonës në profilin e tij në ‘Facebook’. /Telegrafi/