Telegrafi

Iniesta: Nuk ekziston lojtari i përkryer

 “Nuk ekziston një gjë si lojtar i përkryer. Të gjithë mund të përmirësohen dhe gjërat mund të bëhen më mirë. Unë e vlerësoj veten si dikush që kënaqet me procesin e mësimit dhe dikush që tenton të jetë më i mirë vit pas viti”.

“Nuk mendoj se jam yll. Unë e konsideroj veten futbollist që tenton të përmirësohet duke bërë gjërat mirë. Dhe kjo është mënyra se si e vlerësoj veten. Nuk them ‘tani jam mirë’ ose ‘tani jam keq’. Kur rriteni mësoni gjëra dhe ju bën të ndiheni mirë kur përmirësoheni vit pas viti dhe shpresoni se mund të luani mirë e më mirë”, ka deklaruar Iniesta. /Telegrafi/