Telegrafi

Iniesta: Nuk duhet të kërkojmë arsyetime

“Është një situatë e vështirë, sepse kemi mungesa të shumta, mirëpo nganjëherë duhet të përballemi me situata të këtilla, dhe lëndimet janë po ashtu pjesë e futbollit”.

“Do të vazhdojmë tutje me lojtarët që kemi dhe lojtarët nga ekipi i të rinjve, dhe nuk do të mundohemi të nxjerrim arsyetime”, ka thënë mesfushori spanjoll për Sport.

Blaugranët do ta vizitojnë stadiumin Vicente Calderon me mungesa të tilla, si Pique, Chygrynskiy, Marquez, Alves, Abidal etj. /Telegrafi/