Telegrafi

Iniesta: Neymar është talent i pastër

“Neymar është një talent i pastër dhe ka kualitete të mëdha”, citohet të ketë thënë Iniesta për Sport.

“Ai është blerje e madhe dhe ende është shumë i ri. Ne do të mundohemi që ta bëjmë të ndihet mirë sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

“Unë nuk shoh ndonjë komplikim mes Neymar dhe Messit”, ka theksuar Iniesta. /Telegrafi/