Telegrafi

Iniesta, mesfushori më i mirë kreativ në botë

Në anketën e IFFHS-së kanë marrë pjesë gazetarët e zgjedhur dhe ekspertët e futbollit nga të gjitha kontinentet, ndërsa ata kanë zgjedhur si mesfushorin më të mirë kreativ 28-vjeçarin e klubit katalunas.

Futbollisti spanjoll ishte lojtari më i mirë i Euro 2012, u shpall lojtari më i mirë në Evropë nga UEFA dhe ishte finalist për çmimin ‘FIFA Topi i Artë’.

Iniesta ndiqet nga bashkëlojtarët e tij Xavi Hernandez dhe Lionel Messi (që është përfshirë në rolin e ‘plejmejkerit’), derisa top-pesëshin e mbyllin Andrea Pirlo dhe Mesut Oezil. /Telegrafi/