Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, gjatë konferencës për shtyp para El Clasicos ka thënë se ata duan fitore në Camp Nou.
Këtë sukses ata do t’ia dedikojnë Johan Cruyffit pasi ai është një nga njerëzit më meritor që Barca është pjesë e klubeve të mëdha evropiane.
“Nderimin më të mirë që mund t’ia bëjmë Cruyffit, është të tregojmë në fushë atë që ai na ka mësuar. Duam të fitojmë dhe këtë sukses t’ia dedikojmë atij”.
“Do të luajmë në El Clasico sikur të ishte një finale, por kështu do të jetë edhe për ndeshjet e tjera deri në fund të sezonit. Por, Barcelona-Real Madrid është një ndeshje ndryshe nga të tjerat, me një atmosferë të madhe”, ka thënë Iniesta. /Telegrafi/