Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, humbi stërvitjen për shkak të dëmtimit përpara ndeshjes derbi të së shtunës me Espanyolin.
Djelmoshat e Luis Enriques përballen me fqinjët e tyre në Estadi Cornella-El Prat, por mund të jenë pa Iniestan, pasi 32-vjeçari e la në gjysmë seancën e së premtes pas një problemi në ijë.
Mesfushori adoleshent Carles Alena u trajnua me skuadrën e parë në mungesën e Iniestas.
Barcelona u rikthye në krye të La Ligës duke u mbështetur në një rekord superior ndaj Real Madridit pas fitores dramatike 3-2 në Clasicon e zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Kampionët në fuqi ruajtën pozicionin e tyre në takimin ku mposhtën me rezultat të thellë 7-1 Osasunën në mes të javës.
Iniesta në këtë ndeshje ishte në stol dhe nuk e zhvilloi asnjë minutë, ndërsa Alena zëvendësoi Lionel Messin në 30 minutat e fundit.
“A mund të luajë Iniesta? Nesër ne do të shohim. Ai ka një problem me ijën dhe do të shohim nesër”, ka deklaruar Enrique. /Telegrafi/
⚽️☀️ The available first team squad and Aleñá trained before Espanyol game. Iniesta missed out through injury #FCBlive pic.twitter.com/yrBDZXXLtT
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 28, 2017