Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta ishte në qendrën stërvitore ‘Joan Gamper’ të hënën, në ditën e largimit nga puna të trajnerit Ernesto Valverde.
Iniesta foli me Valverden para se klubi katalunas ta largojë, me trajnerin që kreu seancën e stërvitjes në mëngjes përpara se të informohej për vendimin e presidentit Josep Maria Bartomeu.
Ish-mesfushori i Barcelonës e cilësoi si të shëmtuar sjelljen e klubit me Valverden, ndërsa vazhdon të mendoj se klubi bëri veprime të pasakta.
“Nuk ishte dita më e mirë për të shkuar. Nuk e di nëse Valverde e dinte që ai po largohej. Ne biseduam për të gjithë situatën e tij dhe si ishte”, ka thënë fillimisht Iniesta.
“Nuk ishte dita më e mirë për të shkuar, por në fund të fundit të shohësh trajnerin, shokët dhe të gjithë njerëzit që janë atje, nuk është kurrë kohë e keqe”.
“Ndoshta fjala ‘e shëmtuar’ mund të jetë e fortë, ose që të gjithë mund ta përdorin për të thënë që kam pasur një shëtitje në Barça, siç lexova, por nuk është kështu”.
“Nëse dëshironi, ndërrojeni fjalën ‘e shëmtuar’ me diçka tjetër. Ajo që besoj është se veprimet nuk ishin të sakta, madje Bartomeu e pranoi këtë”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/