Telegrafi

Iniesta kalon Puyolin, ia mësyn Xavit (Foto)

Andres Iniesta është tashmë i dyti në renditjen e lojtarëve me më shumë ndeshje në historinë e Barcelonës, pasi në Superkupë kundër Sevillas luajti ndeshjen e tij numër 594.

Kjo shifër kalon atë të Carles Puyolit, i cili është ndalur në 593.

Iniesta është ende shumë larg ish-shokut të tij në mesfushën katalanase, Xavi.

Lexo po ashtu Enrique: Luajtëm mirë, jemi afër trofeut

Mesfushori ka debutuar me Barcelonën në vitin 2002, në moshën 18-vjeçare, në një sfidë kundër Club Brugges në Ligën e Kampioneve, ndërsa trajner ishte Luis van Gaal.

Iniesta aktualisht është kapiten i Barcelonës. /Telegrafi/