Telegrafi

Iniesta: Jam i gatshëm për javën e fundit

Barcelona duhet patjetër të mposhtë Valladolidin nëse dëshiron të fitojë titullin, ndërsa Valladolidi po lufton për mbijetesë. Çdo rezultat tjetër pos fitores, do të thoshte se Reali është kampion i Spanjës (nëse fiton ndaj Malagas), kurse rikthimi i Iniestas vjen në momentin e duhur.

“Shpresoj të luaj të dielën. Unë jam kënaqur me bashkëlojtarët këtë sezon, ndërsa tani jemi në fund dhe duhet të konsolidohemi për ta ngritur titullin”, ka thënë Iniesta. /Telegrafi/