Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, ka refuzuar të pranoj se humbja e thellë 4-0 nga Paris Saint-Germain erdhi për shkak të qëndrimit të dobët të Barcelonës, pasi sipas tij skuadrës katalunase nuk i mungon asnjëherë kjo gjë.
Humbja e thellë e Barcelonës nga kampioni francez ka befasuar të gjithë, duke vënë në diskutim edhe cilësitë e gjigantëve katalunas, por sipas Iniestas, këto gjëra ndodhin dhe do të provojnë gjithçka në ndeshjen e kthimit.
“Ne patëm një ditë e keqe në çdo drejtim. Në ndeshjen e kthimit, ne duhet të përpiqen sa më shumë që të jetë e mundur për ta kthyer atë rezultat, gjë e cila është shumë e vështirë, por ne do të japim gjithçka”, ka thënë Iniesta për Mundo Deportivo.
“Fjalën ‘qëndrim’ unë asnjëherë nuk e kam pëlqyer dhe nuk mendoj se kjo fjalë është e lidhur me këta lojtarë apo këtë ekip”, përcjell Telegrafi.
“Në fund të fundit kjo është një çështje e futbollit. Nuk më pëlqen të flas për qëndrimin, kur ajo nuk është [arsyeja për humbjen].
“Kjo është një lojë dhe ata kanë kaluar në avantazh duke luajtur futboll dhe duke përfituar nga të gjitha cilësitë e tyre. Ne nuk kemi qenë në gjendje në asnjë moment të ndeshjes”.
“Është e vështirë, këto gjëra ndonjëherë ndodhin dhe kjo dhemb. Kjo është një natë të keqe për të gjithë. Kjo na kushtoi duke marrë këtë disfatë… Ne duhet që të ngrihemi, të kthehemi sa më shpejtë që të jetë e mundur. Ne kemi edhe gara tjera, mos harroni”.
“Kur të vijë ndeshja e kthimit, ne do të përpiqemi të marrim më të mirën, por kjo është shumë e komplikuar”, përfundoi kapiteni i Barcelonës. /Telegrafi/