Telegrafi

Iniesta i qetë rreth kontratës së re me Barcelonën

Iniesta nuk ka luajtur që nga finalja e Ligës së Kampionëve në Romë, në sezonin e kaluar, të cilën Bacelona e fitoi duke mposhtur anglezët e Manchester United.

“Nuk kam pagjumësi në lidhje me kontratën. Dua të qëndroj këtu dhe e di se vlej për këtë klub. Vërtet dua të luaj gjithë karrierën time dhe të pensionohem këtu”, ka thënë Iniesta.