Telegrafi

Iniesta i gatshëm për lojë

Pas testeve të bëra mëngjesin e sotëm, mjekët e Barcelonës i kanë thënë mesfushorit spanjoll se është i gatshëm për lojë, ndërsa pritet që trajneri Pep Guardiola ta përfshijë në skuadër për ndeshjen kundër Getafes.

Iniesta është lënduar më 10 maj, mirëpo përkundër dhimbjes ai vendosi të luajë për t’u ndihmuar Balugranëve që ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, takimi në finalen e Romës ia përkeqësoi edhe më shumë gjendjen, kështu që është dashur ta kalojë gjithë verën duke u marrë me fitnes.

Por sido që të jetë, ai tash është i gatshëm, dhe kjo është një shtytje madhe për skuadrën kataluanse.