Site icon Telegrafi

Iniesta: Humbja nga Roma mund të ketë qenë ndeshja e fundit për mua në LK

Mesfushorti veteran i Barcelonës, Andres Iniesta, ka aluduar për një largim nga klubi katalanas pas eliminimit nga Roma në Ligën e Kampionëve.

Barcelona fitoi ndeshjen e parë me rezultat 4-1, por liderët e pamposhtur të La Ligas nuk ja dolën as se si që të shënojnë një gol për të vazhduar aventurën tutje në Ligën e Kampionëve.

Për më tepër, Iniesta ka paralajmëruar largimin pas kësaj humbje.

“Është një mundësi që kjo të ketë qenë ndeshja e fundit në karrierën time në Ligën e Kampionëve, por tani për tani është vështirë kjo që ndodhi për gjithë ekipin, për të gjithë ne”.

“Ne kemi dashur ta fitojmë këtë garë tej mase, por kemi dështuar ta bëjmë sërish”.

“Është vërtet e vështirë, duket e pavërtetë, është e vështirë për t’u pranuar”.

“Me përparësinë që kemi pasur, ne dolëm në fushë dhe bëmë gjërat shumë keq. Liga e Kampionëve të dënon në këto raste”, deklaroi Iniesta.

/Telegrafi/

Exit mobile version