Site icon Telegrafi

Iniesta hap zemrën: Nuk doja të nënshkruaja me Barcelonën, kam vuajtur shumë (Foto)

Getty Images

La shtëpinë në moshën 12 vjeçare për tu bashkuar me La Masia në Barcelonë.

I riu Andres Iniesta kishe lënë familjen në moshë shumë të re, por ajo i kishte ndihmuar të që të kthehej në njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.

Lojtari është duke shkruar një libër për autobiografinë e tij me gazetarët Ramon Besa dhe Marcos Lopez, dhe këtë e ka zbuluar në një intervistë me Jorge Valdano në BeIN Sports.

Lexo po ashtu Iniesta përgjithmonë te Barcelona

“Reagimi im i parë drejt klubit të Barcelonës ishte se nuk dëshiroja të nënshkruaja me ta”.

Iniesta duke pranuar trofe nga Guardiola kur ishte fëmijë

“Kjo theu lidhjen me familjen time dhe u detyrova të largohem nga ta që në moshë të re”.

Lexo po ashtu 20 vite me magjinë e Iniestas, fitorja e kualitetit mbi kuantitetin (Video)

“Ishte një javë në pyetje dhe pasi bisedova me babin tim, vendosa ta shohë si sfidë”.

Hapat e parë në La Masia

“Tani e kuptoj se sa i fortë ishte babai im, edhe pse nëna nuk dëshironte që unë të shkoja. Ajo dëshironte të më kthente në shtëpi pas një nate në La Masia”.

“Ata ishin muajt më të vështirë të jetës sime si person, por kur të gjithë të ndihmojnë gjithçka bëhet më mirë”, ka thënë Iniesta. /Telegrafi/

Exit mobile version