Site icon Telegrafi

Iniesta: Gjithmonë kemi qenë pozitiv

Andres Iniesta thotë se Barcelona gjithmonë ka pasur mendim pozitiv edhe në moment krize.

Barca mposhti Deportivon me katër gola të Suarezit dhe Iniesta ka pasur lëvdata për ekipin.

“Koha që na ka lënë pa fitore, tash na bën të lumtur. Ne kemi mentalitetin për të fituar secilin trofe”.

“Ndjejmë në zhveshtore shumë pozitivitet dhe kemi shfaqur lojë të mirë edhe ndaj Valencias dhe tash rastet u konkretizuan më mirë”.

“Ne duhet të fokusohemi në ndeshjet e mbetura dhe t’i fitojmë ato”, u shpreh Don Andres. /Telegrafi/

Exit mobile version