Site icon Telegrafi

Iniesta emocionues në rinovim: Do vazhdoj të ëndërroj

Kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta, e ka përshkruar renovimin e kontratës së tij të përjetshme me klubin si një ditë speciale të karrierës së tij.

Renovimi i 33 vjeçarit me Blaugranët u bë zyrtar të premtën, duke i lënë atij mundësinë që të zgjedhë për të ardhmen në fund të secilti sezon, në një kontratë të përjetshme të tij deri në fund të karrierës.

“Kjo është një ditë shumë speciale për mua që më lejon të ëndërroj”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Andres Iniestas

“Ky klub i madh më ka parë duke u rritur dhe zhvilluar. Të jesh kapiten i Barcelonës është një privilegj fantastik për mua. E dua këtë klub dhe do të vazhdoj të jem këtu derisa trupi im dhe mendja do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë”.

“Unë nuk mund të shkoj diku tjetër, pso këtu, e kam thënë shumë herë dhe do ta them sërish”.

“Në fund të secilit sezon ne do të marrim vendim të përbashkët cila është më e mira për të dyja palët. Kjo s’ka çmim”.

“Unë nuk dua të jem këtu vetëm për mëshirë. Unë dua të jem i rëndësishëm dhe relevant”.

“Klubi dëshiron që Messi të jetë këtu, ashtu sikurse të gjithë ne. Dhe Leo dëshiron të jetë këtu. Shpresoj se kjo storie të mos përfundojë kurrë”, deklaroi Iniesta. /Telegrafi/

Exit mobile version