Telegrafi

Iniesta: El Clasico nuk do ketë ndikim në LK

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se disfata nga Real Madridi në El Clasico nuk do të ndikojë në ndeshjen e radhës që katalanasit e zhvillojnë në Ligën e Kampionëve.

Barca takohet me Atletico Madridin të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe sipas Iniestas, humbja në El Clasico nuk do të ndikojë në aspiratat e Blaugranëve për të fituar tjera ndeshje.

“Mentalisht nuk do të ndikojë ndeshja të martën. Dhemb sepse disfatat gjithmonë dhembin, por ne nuk kemi bërë mirë, por të martën është garë tjetër”.

“Ne duhet të përmirësohemi për të martën. Ne vazhdojmë në kampionat dhe jemi në pozitë të mirë”, u shpreh Iniesta.

Ai shtoi se është mëkat që ekipi nuk fitoi në ditën kur u kujtua Cruyff. /Telegrafi/