Telegrafi

Iniesta: E ardhmja e Torres, brenda dy javësh

“Fernando ka qenë plotësisht i fokusuar në Spanjën dhe ne as që kemi biseduar për të ardhmen e tij deri dje mbrëma. Ai do të shkojë në pushime me bashkëshorten dhe vajzën e tij, më pas do të bisedojë me Liverpoolin dhe do të merr vendime”.

“Ai klub që e ka atë, ka fat që e ka në skuadër. David Villa thotë se Torres është sulmuesi më i kompletuar në botë, ndërsa e ardhmja e tij vendoset pas dy javësh”, deklaroi Iniesta. /Telegrafi/