Telegrafi

Iniesta: Cikli fitues i Barcës do të vazhdojë

 “Ne kemi pasur ca vite të mira në nivelin më të lartë, me shumë tituj të fituar… dhe cikli po vazhdon”.

“Një cikël mbaron kur disa vite nuk fitoni asgjë. Vitin e kaluar ne fituam katër trofe. Është e vërtetë se humbëm La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, por cikli i Barcelonës mund të vazhdojë edhe për disa vite në vazhdim”, është shprehur Iniesta.

Barcelona mund të vazhdojë ciklin edhe këtë sezon pasi është 13 pikë para Real Madridit në tabelën e La Ligas. /Telegrafi/