Telegrafi

Iniesta: Barcelona beson te Enrique

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, thotë se bashkëlojtarët e tij nuk e kanë humbur besimin te trajneri Luis Enrique.

Strategu spanjoll është duke u kritikuar pas paraqitjeve jo të mira të Blaugranëve. Ata pësuan me rezultat 4-0 nga Paris Saint-Germaini dhe janë në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Lexo po ashtu Barça udhëton në Atletico me fitore, edhe një herë shpëtimtar Messi (Video)

Ndërsa përkundër fitores ndaj Leganes në La Liga, katalunasit nuk luajtën siç jemi mësuar t’i shohim.

“Nuk e kemi humbur besimin te vetja apo te trajneri. Mendoj se është një periudhë e përkohshme nëpër të cilën po kalojmë”.

“Jam i sigurt se do t’i tejkalojmë këto probleme dhe do të na kthehet mentaliteti fitues në sfidat e radhës”.

“Asgjë nuk është humbur dhe duhet të jemi të bindur se do të kthehemi për t’i bërë gjërat si duhet”.

“Nuk duhet të shikojmë prapa. Duhet të shikojmë përpara dhe të luftojmë për gjithçka – nuk kam asnjë dyshim për këtë skuadër”, është shprehur Iniesta. /Telegrafi/