Site icon Telegrafi

Inicohen procedura gjyqësore për zbardhjen e kërcënimeve ndaj Naser Selmanit, kryetar i SHGM-së

Televizioni 24 raporton se Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka inicuar procedura gjyqësore në lidhje me rastin e kërcënimeve ndaj Naser Selmanit, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Në bisedën telefonike të kryeprokurorit Ljubomir Joveski, kuptohet se Sektori për Punë të Brendshme (SPB) të Shkupit ka raportuar për kërcënimet ndaj Selmanit.

Prandaj, lënda tashmë është te një prokuror publik, i cili ka ndërmarrë të gjitha veprimet për zbardhjen e plotë të kërcënimeve ndaj kryetarit të SHGM-së./Telegrafi/

Exit mobile version