Kuvendit të Kosovës do t’i rekomandohet shkarkimi i anëtarit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Driton Muharremi
Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Komisionit për Legjislacion, kryetari i këtij komisioni Adnan Rrustemi tha se kanë marr vendim për t’i rekomanduar Kuvendit shkarkimin e një anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës(KGjK), Driton Muharremi, pas publikut të audio-incizimeve.
“Sot komisioni për legjislacion brenda përgjegjësive kushtetuese e ligjore që ka dhe në përpjekje për të ruajtur integritetin pavarësime dhe paanshmërinë e sistemit tonë të drejtësisë mori vendim me unanimitet të plotë që ti rekomandoj seancës shkarkimi e zotit Muharremi”, tha Rrustemi.
Ndryshe, më 30 korrik në media filluan të publikohen disa audio-incizime që kanë bëjnë me sektorin e drejtësisë, saktësisht në prokurori prej ku mund të hedhen dyshime për keqpërdorim të detyrës dhe korrupsion.