Site icon Telegrafi

Iniciohet procedurë disiplinore ndaj Trepçës dhe Tovërlanit

Ky komision, në mbledhjen e mbajtur të premten ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj skuadrës së Trepçës, për hedhjen e gjësendeve në fushë, nga të cilat është goditur në kokë trajneri i Prishtinës Afrim Tovërlani.

“Obligohet zyrtari përgjegjës Bedri Sadiku, për sigurimin e raporteve nga Policia e Kosovës dhe Mjeku kujdestar, nga ndeshja Trepça-Prishtina, Java e 7 e Raiffeisen Superligës e zhvilluar në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Komisionit Disiplinor.

Por, këtij komisionin nuk i ka shpëtuar as Afrim Tovërlani. Ndaj këtij të fundit është iniciuar procedurë disiplinore për shkatë të deklaratave të pamatura dhe të paargumentuara në mjetet e informimit publik.

Ndërkohë, procedurë disiplinore është iniciuar edhe ndaj fizioterapeutit të KF “Prishtina’,Alban Llumnica, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Ky komision ka iniciuar procedurë disiplinore edhe ndaj futbollistit të Hajvalisë, Festim Krasniqit, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen Hajvalia – Hysi.

Ndërkohë, procedurë është hapur edhe ndaj drejtorit të Hajvalisë, Ali Ajeti për shkak të kërcënimit dhe ofendime ndaj gjyqtarit kryesor, pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Hajvalia-Hysi. /Express/Telegrafi/ 

Exit mobile version